Aksion i madh kundër kontrabandës në burgun e Dubravës

  • 10 June 2019 - 10:23
Aksion i madh kundër kontrabandës në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se natën e mbrëmshme, Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i SHKK-së kanë realizuar një operacion kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

“Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip. Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit” thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

(Kosova Sot Online)