Ramush Haradinaj përkujton Lidhjen e Prizrenit

  • 10 June 2019 - 10:44
Ramush Haradinaj përkujton Lidhjen e Prizrenit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ai e ka cilësuar si njëri ndër momentet kyçe të historisë së vendit.

“Sot shënojmë 141 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një nga momentet kyçe të historisë dhe kthesë për kahen politike të vendit, për liri dhe pavarësi” shkroi Haradinaj.

Kryeministri gjithashtu shtoi se vendimet e Lidhjes së Prizrenit u bënë trase e rrugës të deritanishme dhe realizimin e aspiratave shekullore.

“Vendimet e kësaj date, që u morën për vilajetet shqiptare në atë kohë, u bënë trase e rrugës tonë të deritashme dhe realizimit të aspiratës dhe të drejtës tonë shekullore” përfundoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)