Haradinaj pret Sekretarin Parolin, ia kërkon njohjen e Vatikanit

  • 10 June 2019 - 12:01
Haradinaj pret Sekretarin Parolin, ia kërkon njohjen e Vatikanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin ka deklaruar se ai ka kërkuar edhe njohjen nga Selia e Shenjtë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo vizitë është përkushtim për avancim të marrëdhënieve me shtetin e Vatikanit. 

“Kosova dhe populli i saj, ndër shekuj kanë dëshmuar vlera perëndimore dhe sot jemi të përkushtuar si shtet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe lirisë fetare në vend. Këtë përkushtim ia shpreha edhe Sekretarit Parolin, duke shprehur zotimin tonë, për avancimin e këtij partneriteti dhe duke kërkuar njëkohësisht njohjen nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)