Haxha godet Blerta Deliun: Goja jote u ardh um ka than me ta shti unë ty dikon në punë

  • 10 June 2019 - 12:12
Haxha godet Blerta Deliun: Goja jote u ardh um ka than me ta shti unë ty dikon në punë

Shyqyri Haxha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të deputetes nga radhët e PDK-së Blerta Deliu- Kodra.

Gjatë raportimit në komision Haxha, ka treguar se nuk ka asnjë familjar të punësuar në Telekom ndërsa i ka replikuar Deliu, e cila I tha se ka persona të tjerë që I ka punësuar duke mos përmendur emra.

Por i menjehershëm ka qenë reagimi i Haxhës, duke i thënë se edhe ajo vetë personalisht I ka kërkuar që të ia punësoj një të afërm në PTK. 

“Goja jote u ardh um ka than me ta shti une ty dikon në pune …kemi qenë në një takim pasi unë e kam memorien shumë te fortë Blertë, e nese ja nis me lu qashtu dije qe unë kam informacione shumë, jam enciklopedi, mos um nguc se une kam me thanë të vertetën në çdo sen

Pas këtyrë fjalve ka reaguar edhe kryetari i komisionit Visa Ymeri i cili tha që është mire të mos personalizohen këto dhe jeni i detyruar në baze të betimit ta thoni të vertetën

(Kosova Sot  Online)