Matthew Palmer flet pas takimit me Vuçiq, ja kërkesa për Kosovën

  • 10 June 2019 - 12:14
Matthew Palmer flet pas takimit me Vuçiq, ja kërkesa për Kosovën

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Kosova dhe ta heq taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Ai ka thënë se Uashingtoni kërkon heqjen e kësaj tarife, shkruan Tanjug. 

Zyrtari amerikan ka thënë se Samiti i Pairisit që është caktuar të mbahet me 1 korrik do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë “Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve”.

SHBA, ka thënë ai, përkrah partnerët evropianë në atë që po bëjnë për të lehtësuar dialogun dhe se i përkrahin përshpejtimin e negociatave në këtë proces në mënyrë që të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)