Limaj: Drejtuesit e Lidhjes së Prizrenit mbeten themeltarët e shtetit shqiptar

  • 10 June 2019 - 13:25
Limaj: Drejtuesit e Lidhjes së Prizrenit mbeten themeltarët e shtetit shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi sot se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja me e rëndësishme e shqiptarëve, e cila ri-zgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve.

Me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Limaj thotë se Programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.

“Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare, lëvizje këto që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë, kujtojmë ideologët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, të cilët mbeten themeltarët e shtetit shqiptar”, shkruan Limaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)