Aleksandar Vuçiq zbulon kërkesën që ia paraqiti Palmerit për Kosovën

  • 10 June 2019 - 13:35
Aleksandar Vuçiq zbulon kërkesën që ia paraqiti Palmerit për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media. 

Ai po ashtu është ankuar për taksën ndaj mallrave serbe.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.

(Kosova Sot Online)