Haradinaj gazetarëve nga Vjena: Jemi seriozë për dialogun, po e luftojmë korrupsionin

  • 10 June 2019 - 13:38
Haradinaj gazetarëve nga Vjena: Jemi seriozë për dialogun, po e luftojmë korrupsionin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një diskutim të hapur me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodentët ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë. Haradinaj, u ka thënë gazetarëve se Kosova është seriozë për dialogun me Serbinë dhe vendi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me një grup gazetarësh ndërkombëtarë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, Haradinaj ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara.

“Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Shkrimi i plotë i kryeministrit:

Diskutim i hapur dhe përmbajtësor me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodent ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, theksova se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara. Potencova faktin, se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se jemi të përgjegjshëm karshi detyrimeve tona si shtet. Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, jemi orientuar në forcimin e edukimit, me fokus të veçantë edukimin dual. 

(Kosova Sot Online)