Akuza e rëndë: Kosova një oazë e krimit të organizuar, ky është shpëtimi

  • 10 June 2019 - 15:13
Akuza e rëndë: Kosova një oazë e krimit të organizuar, ky është shpëtimi

Kosova ka dështuar krejtësisht në fushën e sundimit të ligjit, ku kritika të mëdha vazhdimisht ka pasur nga ambasadorët e vendeve mike. Poashtu, të zhgënjyer me dështimin e madh të sundimit të ligjit në Kosovë, shprehen edhe analistët politikë, ku sipas tyre edhe qytetarët janë përshtatur me këtë nënshtrim nga drejtësia e pa drejtë dhe nuk po e ngrenë zërin e tyre.

Sipas analistit, Ragip Guraziu, në këto 20 vite, sovrani nuk e ka treguar asnjëherë fuqinë e tij kundrejt pushtetit, prandaj edhe kemi pasur degradim të vazhdueshëm në qeverisje deri në shndërrim e shtetit në oazë të krimit të organizuar.

Image

“Populli nuk duhet të jetë në apati,por fuqishëm të dënoj secili institucion dhe parti që po keq qeverisë, si në komuna,ashtu edhe në nivelin qendror. Ndëshkimi duhet të ndodhë për të gjithë sepse pushteti vetëm po tallet, po tallen me popullin të gjitha këto parti politike, thuajse kanë të bëjnë me të retarduar mental, e jo me qytetarë që duhet t`I votojnë dhe të cilëve ata duhet t`iu shërbejnë”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu tha për “Kosova Sot Online” se nuk ka shans që të vihet rënd dhe ligj i barbarët për të gjithë nëse edhe në Kosovë nuk zbatohet së shpejti Ligji VETTING.

“Është tepër e domosdoshme që pa vonesë të gjithë këta politikan të karrierës të këtyre 20 viteve të pas luftës dhe të gjithë këta gjyqtar e prokurorë ti nënshtrohen ligjit të VETTING-ut sepse janë kjo gardë e instaluar në institucione që kanë përgjegjësi serioze për degradimin e skajshëm që ka ndodhur prej përfundimit të luftës e deri më sot”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Pra kjo është kjo arsyeja se nuk është e rastësishme që sot, shumica e të rinjve mezi presin që të emigrojnë sapo të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse qytetarët e kanë kuptuar se me këtë klasë politike në pushtet dhe me këtë drejtësi nuk ka të ardhme”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)