Rreth 100 të vrarë në një fshat të Malit në Afrikë

  • 10 June 2019 - 15:26
Rreth 100 të vrarë në një fshat të Malit në Afrikë

Sipas raportimeve, përafërsisht 100 njerëz janë vrarë gjatë sulmit në një fshat të pjesës qendrore të Malit, i cili është i banuar nga grupi etnik i Dogonëve.Sipas një agjencia të lajmeve në gjuhën frënge, sulmi ndodhi në Sobane-Kou, afër qytezës Sanga. Një zyrtar lokal tha se trupat e personave të vrarë janë djegur, ndërsa autoritetet po i vazhdojnë kërkimet për trupat tjerë.

Mali është përballur me disa sulme muajve të fundit, disa prej të cilave ishin sulme etnike, ndërsa të tjerat u kryen nga grupet xhihadiste. Përndryshe, përleshjet mes grupeve Dogon dhe Fulani janë të shpeshta në këtë shtet.

Në po të njëjtin rajon, më shumë se 130 fshatarë të grupit Fulani u vranë nga personat e armatosur që ishin të veshur me rroba tradicionale të Dogonëve.

Përleshjet mes dy grupeve janë shpeshtuar që nga kryengritja e militantëve islamikë në pjesën veriore të Malit në vitin 2012.

Në të kaluarën, mosmarrëveshjes mes grupeve Fulani dhe Dogon janë zgjidhur përmes bisedimeve, por kryengritja që më 2015 u përhap edhe në pjesën qendrore të vendit e zvogëloi kontrollin qeveritar dhe e shtoi qasjen në armë, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)