Alarmi për Kosovën: Ja kush po e kthen Serbinë, tradhtia e madhe është...

  • 10 June 2019 - 16:41
Alarmi për Kosovën: Ja kush po e kthen Serbinë, tradhtia e madhe është...

Shteti i Kosovës deri më tani ka dështuar që të adresojë në në mënyrë meritore çështjen e dëmeve të luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë.

E analistët politikë vlerësojnë se kjo nënkupton se Serbia armike në Kosovën e pasluftës pa vështirësi gjeti dhe krijojë servilë e bashkëpunëtorë shqipfolës në Kosovë, përmes të cilëve po realizon lehtësisht e në mënyrë paqësore interesat e saj.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, është e dhimbshme sesi Serbia përmes ish komandantëve dhe ish udhëheqësve politikë të luftës e paqes gradualisht është duke e kthyer Kosovën në pikën zero.

Image
Florim Zeqa

“Kjo pikë zero nënkupton kthimin statusit të Kosovës në tavolinën e bisedimeve pas 11 viteve të shtetësisë së saj në kundërshtim me vullnetin e popullit si dhe në kundërshtim me mbi 110 njohje ndërkombëtare dhe në kundërshtim me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ky kthim prapa i Kosovës nga liderët aktualë shtetëror bëhet akoma më i dhimbshëm me faljen e të gjitha krimeve dhe gjenocidit serb mbi Kosovë, përfshirë të gjitha dëmet e luftës dhe jo vetëm”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti Zeqa thotë se falja dhe dorëzimi i veriut të vendit, gjegjësisht i faljes së 1/3 së territorit në paketë bashkë edhe me dëmet e luftës Serbisë armike kinse në këmbim të shtetësisë e Kosovës, paraqet aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare. Prandaj, sipas tij, është i pafalshëm edhe vajtimi i opozitës për territorin e vendit, e cila për mbi 8 vite dialog nuk bëri gjë për ta ndaluar presidentin Thaçi dhe për ta kushtëzuar Serbinë gjakatare që të mos vazhdohet kurrfarë dialogu me Serbinë, pa e detyruar këtë të fundit të kompensoj dëmet e luftës. 

“Pra, klasa politike e pasluftës për dy dekada rresht u mor me akomodimin e pakicës serbe në institucione, duke harruar në tërësi problemet e qytetarëve. Edhe pas dy dekadash pushtetarët dhe drejtësia kosovare nuk ndërmori asgjë për paditë e qytetarëve dhe bizneseve kundër Serbisë për dëmet e luftës. Drejtësia kosovare, e dirigjuar nga politika e inkriminuar, ka refuzuar ta adresojë çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, nga regjimi gjenocidial serb, por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në Gjykatë, duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste”, theksoi Analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Të njëjtën akuzë ka edhe kundër kryeministrit Haradinaj. 

”Në këtë segment, larg presidentit Thaçi nuk qëndron as kryeministri Haradinaj e cili asnjëherë deri më tani, as në takimin me Merkelin në Berlin, nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës, duke u bërë pjesëmarrës në faljen dëmeve të luftës dhe jo vetëm. Kjo po i bie, që pushtetarët kosovarë ia kanë “falur” dëmet e luftës Serbisë, pasi që nuk ia kërkojnë Serbisë të paguaj për dëmet që ia ka shkaktuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, ndërkaq për vete janë bërë miliarderë në kurriz të popullit. Pushtetarëve të inkriminuar, as që iu bën përshtypje territori i vendit dhe dëmet e luftës, pasi janë të zënë me tjetërsimin e pronave të uzurpuara në emër të familjarëve e miqve dhe fshehjen e milionave në parajsat fiskale”, ka përfunduar analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Kosova Sot Online)