Përplasje dhe paknaqësi në zgjedhjet e LDK’së: “Shefat e partisë po ruajnë klanet”

  • 10 June 2019 - 17:01
Përplasje dhe paknaqësi në zgjedhjet e LDK’së: “Shefat e partisë po ruajnë klanet”

Aktivisti i LDK’së, Safet Kamberaj, i pakënaqur se si po shkojnë zgjedhjet në LDK, ka reaguar pasi Besian Mustafa u zgjodh kryetar i degës së katërt të LDK’së në Prishtinë.

Besian Mustafa, djali i ish-aktivistit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është zgjedhur kryetar i degës IV të LDK’së, duke fituar kundër deputetit Arben Gashi.

Kamberaj, i cili ka garuar në degën që ka pasur përleshje fizike gjatë zgjedhjeve, përmes një statusi në Facebook ka komentuar mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke aluduar se ka pasur shkelje dhe statutit të LDK’së.

Shkimi i plotë:

Sa llapjanë u zgjodhën nê Kryesinë e Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë?

Pse u eleminua Drin Maloku djali i veprimtarit te devotëshem Enver Malokut dhe njëheri shefi i QIK ne LDK-në ne degën e katërt, kjo ndodhi se nuk i takoj “Mafies së ndërtimit”

Në këtë proçes zgjedhor ishi të përfshirë dhe te ndikuar edhe nga vetë shefat e partisë nga nivelet qendrore për ruajtjen klanit, duke shkelur rregulloren dhe statutin e partisë.

Në Kuvendin zgjedhor të Degës së Katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, i cili u organizua dje, u eliminuan me një të rënë dore pothuajse të gjithë aktivistët që kanë origjinë nga rajone të ndryshme të Kosovës dhe kështu në Kryesinë e kësaj Dege nga gjithësej 22 anëtarë, 15 nga ata janë me origjinë nga Llapi.

Që të jemi korrekt me lexuesit, në vazhdim po prezentojmë listën e plotë:

1. Besian Mustafa (Llap)

2. Kujtim Raqi (Llap)

3. Besnik Krasniqi (Gollak)

4. Nuredin Ibishi (Llap)

5. Enis Aliu (Llap)

6. Sheqir Zeneli (Llap)

7. Hamdi Jaha (Llap)

8. Bajram Kosumi (Llap)

9. Flamur Beqiri (Llap)

10. Sytrime Dervisholli (Llap)

11. Astrit Hyseni (Llap)

12. Vjollca Dibra (Prishtinë ?)

13. Sokol Gashi (Dukagjin)

14. Bashkim Shala (Llap)

15. Arbër Ahmetaj (Nip i Llapit)

16. Muhamet Rafuna (Llap ?)

17. Ilir Haxhollaj (Gollak)

18. Hashim Deshishku (Llap)

19. Arjanit Rexhepi (Llap)

20. Kushtrim Sopa Gollak ?)

21. Krenar Xhaferi (Prishtinë)

22. Xhemail Luta (Llap).

Edhe në listën e delegatëve për Kuvendin Qendror të LDK-së, nga gjithësej 12 delegatë, janë të renditur hiç më pak se 7 delegatë me origjinë nga Llapi siç janë: Besian Mustafa, Nuredin Ibishi, Muhamet Hamiti, Bashkim Shala, Hamdi Jaha, Sheqir Zeneli dhe Vlora Dumoshi.

Vlenë të theksohet se në kuadër të Degës së Katërt gravitojnë lagjet më urbane të Prishtinës si Qendra e kryeqytetit, pastaj lagjet Dardania, Ulpiana dhe Emshiri… Kryesia e sapozgjedhur e Deges sê Katërt do t’i iritojë të gjithë simpatizantët dhe anëtarësinë e LDK-se dhe kështu në zgjedhjet e ardhshme qoftë nacionale apo lokale kurdo që organizohen ato, Lidhja Demokratike e Kosovës mund të pësojë shumë, pikërisht për shkak të kësaj përzgjedhjeje të ashpër dhe të njëanshme, siç ndodhi në Kuvendin e djeshëm zgjeshor tê kësaj Dege, pasi dëshpërimi i aktivistëve, të cilët morën pjesë në kuvendet e nëndegëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është i madh.

Situata është rënduar edhe më shumë, derisa z. Arben Gashi, deputet i Parlamentit të Kosovës dhe kundërkandidat i z. Besian Mustafa nuk është zgjedhur as delegat për Kuvendin qendror të LDK-së, i cili sipas trendeve konfliktuoze që po ndodhin brenda LDK-së, nuk dihet se kur do të mbahet.

SHNET!#


(Kosova Sot Online)