Ashtu siç pritej, Daçiq raporton për skandalin e Flora Brovinës në Këshill të Sigurimit

  • 10 June 2019 - 17:42
Ashtu siç pritej, Daçiq raporton për skandalin e Flora Brovinës në Këshill të Sigurimit

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur në Këshill të Sigurimit për fotografinë që deputetja e PDK-së, Flora Brovina shpalosi në Kuvend, duke thënë se ajo është nga lufta e fundit në Kosovë.

Duke folur për këtë, Daçiq përmendi edhe rezultatin e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e si dhe atë të ekspertizës që iu është bërë fotografisë.

“Skandali nga deputetja Flora Brovina për veprën e dhunimit. Ajo shfaqi një fotografi para mediave si provë e një dhunimi të pretenduar nga forcat serbe, ajo tha se është një grua me identitet të njohur që jeton në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës dhe nga një ekspertizë e forenzika u nxorr përfundimi se fotografia ishte e rrejshme. Mediat në Prishtinë raportuan se ajo nuk kishte të bëjë më Kosovën por që kishte origjinë nga Iraku. Ky është prezantim i deklaratave të rrejshme. Ajo ka ofenduar familjet e viktimave”, shtoi ai.

Tutje, ai ka thënë se manipulimi me shifra qon drejt politizimit.

“Për të arritur këtë na duhet një qasje racionale dokumentare. Numri i viktimave nuk e zbut efektin dëmtues në secilën viktimë, por manipulimi me shifra qon drejt politizimit”, tha Daciq.

(Kosova Sot Online)