Remi tregon planin: Ishim të gatshëm t’i sulmonim rusët

  • 10 June 2019 - 19:53
Remi tregon planin: Ishim të gatshëm t’i sulmonim rusët

20 vite nga hyrja e UÇK-së në Prishtinë, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, tregon prapaskenat e kësaj ngjarje

Kishte ëndërruar gjatë momentin kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të hynte si fituese në Prishtinë. Dhe ai moment për ish Komandantin e Zonës Operative të Llapit po shkonte drejt finalizimit me 10 qershor 1999. Sot 20 vite pas, Komandant Remi, tregon momentin kur u kishte dhënë urdhër ushtarëve të tij për të niseshin për të çliruar kryeqytetin.

Eprorin e lartë të UÇK-së kishte befasuar pritja e prishtinasve bërë UCK-së. E pak para hyrjes së UÇK-së në Prishtinë, në kryeqytet ishin futur edhe një kontingjent rus.

Ata kishin festuar së bashku me ushtarët serb siç shihet në këto pamje. E për këtë njohuri kishte edhe UÇK-ja.

Komandant Remi tregon se si i vëzhgonin trupat ruse. Ish komandanti i ZO të Llapit tregon se ai refuzoi kërkesën për vendosjen e trupave ruse në rajonin e Prishtinës.

Pas largimit të tyre dhe futjes së ushtarëve të NATO-s, pjesëtarët e UÇK-së hynë në Prishtinë. Në kujtimet e Rrustem Mustafës ky do të jetë momenti më i mirë në jetën e tij.

(Kosova Sot Online)