PD bëhet gati të ndalojë Ramën për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, krijohet Aleanca me qytetarët

  • 10 June 2019 - 21:42
PD bëhet gati të ndalojë Ramën për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit, krijohet Aleanca me qytetarët

PD do t’i propozojë ditën e nesërme Këshillit të saj Kombëtar krijimin e një aleance qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki, një orvatje kjo e re e opozitës për të mos lejuar qeverinë dhe kryeministrin Rama, i cili është i bindur se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

Kësisoj PD pritet që të ketë po ashtu dhe aksione politike sa herë që Rama të shkojë në qytetet e Shqipërisë për të bërë fushatë elektorale.

“Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, sqaron PD në një njoftim të shkurtër.

Kujtojmë se këtë të hënë në mëngjes Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për të hequr datën e zgjedhjeve më 30 qershor, duke argumentuar se kriza politike e thellë dhe një proces ku në garë shkon vetëm një parti, do të shkatërronte rendin demokratik të vendit.

(Kosova Sot Online)