Kërkohet shkarkimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

  • 11 June 2019 - 07:44
Kërkohet shkarkimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit

 Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publikimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2019. E kjo agjenci ka publikuar edhe pasurinë e deklaruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Por Shpend Ahmeti e ka fshehur pasurinë e tij. Ai nuk e ka deklaruar banesën e nenës së tij të cilën e ka në Shëngjin të Shqipërisë. E lidhur me këtë, analisti politik, Reshat Badallaj ka thënë se ky është edhe një skandal i radhës i Shpend Ahmetit dhe mashtrim tjetër para qytetarëve të cilëve ju ka premtuar transparencë dhe respektim të ligjit.

Image

Badallaj thotë se pikërisht ky mashtrimi vjen nga kryetari që e ka degraduar Prishtinën fillimisht në mandatin e parë dhe tani po vazhdon edhe me të dytin. Ai thotë se qytetarët do të duhej të kërkonin shkarkimin e tij, derisa drejtësia ta hetonte thellësisht dhe ta burgoste për vepër penale.

 

 

 

“Matrapazi, hajni, dallaverxhiu,Shpend Ahmeti apo që në popull po quhet me shumë të drejtë Shpend hajni apo Shpend jahti, me fshehjen e banesës së tij në Shëngjin dhe shumë fshehjeve të tjera, bënë vepër penale”, tha analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, këtë shkelje ligjore dhe vepër penale e bënë Ahmeti për faktin se e ka hetuar fare mirë që në këtë shtet të brishtë akoma nuk funksionon drejtësia si duhet.

Në një shtet ku funksionon drejtësia, sipas Badallajt, Shpend Ahmeti shpejtë do të përfundonte në burg për këtë abuzim me ligjin.

“Këta kryebanditë dhe krye hajna e kanë kapur pushtetin me forcë për fyti dhe këta sahanlëpirës dhe putha dorë gjithmonë e kam fjalën për këtë sistem të kalbur gjyqësor nuk e respektojnë ligjin dhe as Kushtetutën e vendit për të cilët kanë dhenë edhe betimin. Përndryshe do të mbyllej prapa hekurave ky Shpend hajni dhe shumë hajna tjerë të kanaleve të nëntokës kriminale që veprojnë në Kosovë. por; këta memec heshtin para krimit dhe hajnisë para kriminelëve dhe krye hajnave”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Badallaj është shprehur se veprimi tjetër kundër Ahmetit do të duhej të ishte kërkesa e dorëheqjes dhe shkarkimin nga pozita e kryetarit.

“Si mund të ketë besim qytetari i Prishtinës dhe më tej në këtë matrapaz dhe mashtrues Shpend hajnin , për te cilën e ka mashtruar votuesin për t´ia dhenë votën. Pikërisht për këtë jo vetëm që do të duhej që votuesi i mashtruar nga ky matrapaz të protestonte ashpër deri në dorëheqjen e tij dhe do të duhej burgosur, të mos merrej kurrë më me politikë, sepse është dëshmuar se pos hajnisë, mashtrimeve, rrenave, dallavereve nuk ka asgjë tjetër, veç se u pasurua shumë shpejt dhe hajnisht, pra në mënyrë të paligjshme”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E pasurinë më të madhe sipas Badallajt, Shpend Ahmeti e bëri me shitjen e lejeve ndërtimore.

“Ky krye hajn po të bastisej do të duhej t´i zbardhte shumë miliona me shitjen e lejeve dhe të tokave, bashkëpunimin me bandën serbiane Devolli, për 500 mijë eurot që po dihet publikisht me rastin e qumështit dhe shumë ë shumë sosh me tërë ata këlysh që i ka rrotull që bënë hata në komunën e Prishtinës, për shëtitje me avionë privat, shëtitje natën nëpër PAB, sallamadi nëpër jahte milionëshe duke bërë aheng me paranë publike”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)