Dështimet e njëpasnjëshme, Kuvendi i Kosovës drejt shpërbërjes?

  • 11 June 2019 - 07:53
Dështimet e njëpasnjëshme, Kuvendi i Kosovës drejt shpërbërjes?

Njohësit politikë në Republikën e Kosovës dhe ekspertë të zgjedhjeve, vlerësojnë se kulmi i dështimit të krijimit të një kuvendi funksional nga koalicioni pas zgjedhor, është pikërisht legjislatura aktuale. Sipas analistit politik, Blerim Burjani, përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës mund të shërbejë si model i keq edhe në legjislaturat e tjera vijuese.

Sipas Burjanit, ekstremi i dështimit arrin sidomos në këtë vit, ku nga fillimi i këtij viti,Kuvendi i Kosovës ka arritur të mbajë vetëm 5 seanca të rregullta plenare nga të cilat nuk mundë të veçohet ndonjë lëvizje pozitive.

Image

“Kjo legjislaturë është më dobëta që kemi parë deri më tani. Madje për më keq, është e vështirë për të thënë se ky kuvend po funksion fare. Po e them këtë nga fakti se kemi një seri seancash të cilat po dështojnë, nuk po arrijnë të përfundojnë si te rregullta por çështjet, pikat e rendit të punës po barten nga seanca në seancë. Kjo gjendje bllokuese vjen si e tillë ngase shihet që asnjëherë nuk ka arritur ti bëj numrat që të kaloj ndonjë ligj me peshë apo diçka tjetër, vendim serioz me legjitimitet të plotë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online.”

Ai e quan tërësisht jo funksional Kuvendin e Kosovës, për të cilin thotë se po shkon drejt shpërbërjes së shpejtë.

“Ky kuvend mund të përkufizohet në mes funksionaltetit të dyshimtë dhe jo funksionalitet, de jure është, de fakto nuk është funksional, as nuk ka arrit të nxjerr ligje, as nuk ka arrit të mbikëqyr dhe të kontrolloj qeverinë, as nuk ka arrit kurrë të kërkoj reduktimin e kësaj qeverie, as nuk ka pas efikasitet dhe nuk ka treguar vullnet për të gjetur zgjidhje për asgjë. Prandaj me të gjitha këto parametra është vështirë të themi se për këtë vit e gjysmë të kësaj legjislature të radhës ka ekzistuar ky kuvend apo kjo qeveri. Që të dyja këto institucione po funksionojnë disi në mënyrë krejt paushalle prandaj skandaloz është kuvendi sikur është skandaloze edhe Qeveria”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online.”

(Kosova Sot Online)