Vjen lajmi i keq për Kosovën

  • 11 qershor 2019 - 07:56
Vjen lajmi i keq për Kosovën

Njohës të fushës së sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane, janë shumë të zhgënjyer me këtë kastë politike dhe institucionet e brishta të shtetit të Kosovës.

Ata thonë se me këto institucione, Kosova qëndron akoma shumë larg të ardhmes së saj evropiane, pasi që në një shtet ku sundon krimi i organizuar dhe ku institucionet e drejtësisë janë në duart e pushtetarëve të inkriminuar nuk ka shans që të ketë të ardhme evropiane.

Image

Analistët pyesin se deri kur Gjykatat, Prokuroria dhe Policia do të vazhdojnë të jenë të ndikuar, të kontrolluar e të korruptuar nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale. Sipas tyre, është vlerësim dhe fakt i pa mohueshëm se pikërisht politizimi e ndikimi i skajshëm dhe inkriminimi i politikes dhe sistemit të drejtësisë po e mban peng luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë dhe i lë të lirë të ashtuquajturit "peshq të mëdhenj".

 

Njohësi i fushës së drejtësisë dhe ish kreu i AKK-së, Hasan Preteni, nuk sheh përmirësim të gjendjes dhe avancim përpara për perspektivën evropiane të shtetit të Kosovës derisa nuk pastrohen tërësisht edhe drejtësia e kapur por edhe politika e korruptuar dhe inkriminuar.

“Asnjë hap përpara me këtë nomenklature politike, asnjë vlerësim pozitiv nuk mund të vjen me këtë pushtet. Tani këta të kriminalizuar kanë filluar edhe të tallen me inteligjencën e qytetarëve. Po na llogaritin si të çmendur dhe budalla. Kanë bërë lek me krim e tani ky arsyetimi se si i kanë bërë, po na çmend. Na bëjnë budalla duke na vjedhur e tani po na bëjnë edhe budalla duke menduar ata se ne jemi budalla, po mendojnë se jemi të çmendur”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, kjo kapje e madhe e shtetit vjen edhe nga fakti se zëri kundërshtues qytetar asnjëherë nuk ka qenë sa duhet aktiv i cili ka zgjedhur heshtjen.

Sipas tij, këta politikanë e pushtetarë të korruptuar, storien tjetër të mashtrimit po e bëjnë karshi opinionit publik edhe përmes deklarimit të rrejshëm të pasurisë së tyre.

“Ti deklarojnë milionat e të mendojnë se po na bindin se po ju besojmë , kjo është hipokrizi e llojit të vetë. Edhe kjo se deklarojnë edhe kursime edhe kredi! Po kush kursen duke fituar kamata të vogla e po marrin kredi me kamata të larta, po këta po tallen me neve. Edhe po na vjedhin edhe po na konsiderojnë budallenj! Po kjo nuk është e tërë, do dalin përgjimet, incizimet dhe llogaritë jashtë vendit. Panama është vetëm njëra prej tyre”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)