Operacion për shpëtimin e emigrantëve në Greqi, pasi që anija e tyre u fundos

  • 11 June 2019 - 09:39
Operacion për shpëtimin e emigrantëve në Greqi, pasi që anija e tyre u fundos

Rojet bregdetare të Greqisë kanë thënë se janë duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në pjesën lindore të Detit Jon, më saktësisht afër ishullit Lesbos. Në këtë lokacion një anije e mbushur me emigrant ishte zhytur në ujë.

Sipas njoftimit gjatë ditës së martë, 57 persona janë shpëtuar, ndërkohë që shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, u nxorën nga uji pa vetëdije, raporton Fox News.

Nuk ka ende indikacione të qarta se cili ishte numri i saktë i personave që ishin në anije, thuhet nga Roja bregdetare. Ekspertët e notit dhe vullnetarët janë në kërkim për persona të cilët mund të gjenden në ujë. Patrulla kufitare Evropiane, Frontex dhe një helikopter gjithashtu janë në kërkim.

Edhe pse numri i emigrantëve që arrijnë në ishujt grekë nga bregu turk, ka rënë që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, qindra ende vazhdojnë të arrijnë çdo javë. 

(Kosova Sot Online)