Çfarë ndodhi me pemën simbolike të miqësisë Trump-Macron, të mbjellë në Shtëpinë e Bardhë?

  • 11 June 2019 - 09:41
Çfarë ndodhi me pemën simbolike të miqësisë Trump-Macron, të mbjellë në Shtëpinë e Bardhë?

Pema e mbjellë nga presidenti amerikan, Donald Trump, si dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Shtëpinë e Bardhë si një simbol i lidhjeve të vendeve të tyre, është tharë, sipas raporteve të shumta të medias në Francë.

Sipas mediave të huaja, pema u dha si një dhuratë për presidentin amerikan gjatë vizitës së Macron në vitin 2018.

Në një postim në Twitter në atë kohë, Macron tha: “100 vjet më parë, ushtarët amerikanë luftuan në Francë, në Belleau për të mbrojtur lirinë tonë. Kjo pemë lisi (dhurata ime për @realDonaldTrump)) do të jetë një kujtesë e këtyre lidhjeve”.

Megjithatë, marrëdhëniet ndërmjet dy liderëve që prej asaj kohe janë “holluar” – mbi çështjet që shkojnë nga Irani tek tregtia, çfarë edhe “ka ndikuar edhe te pema”.

Bari i zverdhur ku një pemë ishte mbjellë nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron. Fotografia: Carolyn Kaster / AP

Ka qenë mediumi Le Monde që njoftoi për herë të parë “vdekjen” e saj javën e kaluar, duke cituar një burim diplomatik francez, i cili më vonë u konfirmua nga Le Figaro.

Ishte një gjest simbolik: pema erdhi nga Belleau Wood, në veri-lindje të Parisit, ku 1,811 amerikanë vdiqën në një betejë të egër në qershor të vitit 1918 gjatë Luftës së Parë Botërore.

Por pak ditë më vonë, siç shkruan The Guardian, pema nuk shihej askund, pasi u zhduk në karantinë.

Imazhet treguan vetëm një copë toke në vendin në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë ku pema ishte mbjellë.

“Kjo është në karantinë gjë e që është e detyrueshme për çdo organizëm të gjallë të importuar në SHBA”, kishte thënë Gerard Araud, i cili ishte atëherë ambasadori francez në SHBA, duke shtuar se do të rimbillet më vonë.

Por ajo nuk u rimboll kurrë: pema u tha gjatë karantinës, citohet të ketë thënë një burim diplomatik për Agence France-Presse. 

Image

 

(Kosova Sot Online)