Kuvendi i Shqipërisë voton të enjten fatin e presidentit Ilir Meta

  • 11 June 2019 - 12:04
Kuvendi i Shqipërisë voton të enjten fatin e presidentit Ilir Meta

Pas hedhjes së idesë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, është mbledhur konferenca e kryetarëve të cilët kanë vendosur se në seancën plenare të së enjtes do të diskutohet për pesë orë lidhur me këtë.

Ky vendim është marrë në Konferencën e Kryetarëve me pajtueshmëri mes shumicës dhe opozitës së re parlamentare. 

Dekreti i Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës dhe koha do të ndahet në mënyrë proporcionale.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

(Kosova Sot Online)