Klinton fillon takimet me krerët shtetërorë, e nis me Hashim Thaçin

  • 11 June 2019 - 15:22
Klinton fillon takimet me krerët shtetërorë, e nis me Hashim Thaçin

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka filluar takimet zyrtare me krerët e shtetit, duke e nisur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ai është pritur nga Thaçi në hyrje të presidencës, me nderime të larat shtetërore dhe masa të rrepta të sigurisë.

Ish-presidenti amerikan po qëndron në Kosovë për nder të 20 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-së dhe çlirimit të Kosovës. Ai do të takohet në orën 15 e 30 edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

(Kosova Sot Online)