Gruas së Presidentit do t’i kontrollohet pasuria në detaje

  • 11 June 2019 - 16:05
Gruas së Presidentit do t’i kontrollohet pasuria në detaje

Para 5 ditësh, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetërorë. Në mesin e zyrtarëve që ka deklaruar pasurinë është edhe zonja e parë e Kosovës, Lumnie Thaçi.

Por, zonjës së parë të Shtetit do t’i kontrollohet pasuria sërish. Këtë herë në detaje. Emri i saj figuron në listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen deklarimit të plotë të pasurisë. Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në AKK, Lumnije Thaçi ka deklaruar se ka para “cash” në vlerë rreth 25 mijë euro, ku përfshihen edhe paratë e bashkëshortit dhe djalit të saj të vetëm ,Endritit.

Si pasuri të luajtshme, Thaçi ka deklaruar një veturë Audi Q5 e vitit 2016-të në vlerë të 15 mijë eurove.

Pasuria e paluajtshme e familjes Thaçi ka vlerë mbi gjysmë milionë euro, derisa të hyrat vjetore të Lumnie Thaçit kapin e vlerën e 19 mijë e 200 eurove.

 

(Kosova Sot Online)