Clinton e takon kryeministrin Haradinaj

  • 11 June 2019 - 16:22
Clinton e takon kryeministrin Haradinaj


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas takimit që Clinton pati me Presidentin Hashim Thaci, tani ai u prit nga Haradinaj. Presidenti amerikan ka arritur para pak orësh në Prishtinë, në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.

Takimi Haradinaj – Clinton ishte planifikuar të ndodhte në orën 15:30, por Presidenti amerikan u vonua në takimin me Thaçin.

(Kosova Sot Online)