Meta: Shtyva zgjedhjet për shkak të sjelljes histerike të politikanëve nga dy palët

  • 11 June 2019 - 16:39
Meta: Shtyva zgjedhjet për shkak të sjelljes histerike të politikanëve nga dy palët

Kreu i Shtetit, Ilir Meta foli sot sërish në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta shpjegoi edhe njëherë arsyet pse mori këtë vendim, duke u shprehur se ishin palët politike ato që sollën një situatë destabilizuese në vend.

“Më 8 qershor mund të provokohej një rrezik destabilizues, ndaj si kreu i Shtetit mora vendimin për të çdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Dola para jush për të ndihmuar ata që pretendojnë se kreu i Shtetit ka gabuar.

Kushtetuta nuk thotë se zgjedhjet mbahen në këtë apo atë datë

Si shpjegohet që paraardhësit e mi kanë shtyrë datat e zgjedhjeve dhe nuk janë akuzuar se kanë shkelur Kushtetutën?!

Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme, në respekt me afatet e Kushtetutës, por ato do të duhen të jenë të lira dhe të ndershme.

Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje.

Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil”, tha Meta.

(Kosova Sot Online)