U qëllua me plumb në gjoks, policia jep detaje pas vrasjes së kreut të njësisë administrative, të dyshuar dy vëllezër

  • 11 June 2019 - 17:47
U qëllua me plumb në gjoks, policia jep detaje pas vrasjes së kreut të njësisë administrative, të dyshuar dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në fshatin Petë të Selenicës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person, i identifikuar si Argjil Gjoka, kreu i njësisë administrative Kotë.

Gjoka humbi jetën pas një konflikti me armë në zonë, ku  një tjetër person, i identifikuar si Arif Bejtaj, mbeti i plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa të dyshuar për ngjarjen janë i plagosuri Arif Bejtaj dhe vëllai i tij Mersin Bejtaj  dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Në orën 14:43, në rrethana ende të paqarta fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti dyshohet me armë zjarri, ka humbur jetën shtetasi A.Gj, ndërsa shtetasi tjetër A.B ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Policia është duke krehur zonën përreth me qëllim identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.


(Kosova Sot Online)