Kushtet e tmerrshme të thertoreve të derrave në Tajlandë

  • 11 June 2019 - 18:30
Kushtet e tmerrshme të thertoreve të derrave në Tajlandë

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë thënë se therja e derrave në Tajlandë bëhet në mënyrë brutale dhe miliona kafshë po ngordhin duke përjetuar dhimbje.

Ndonëse Tajlanda ka udhëzime specifike për thertoret e derrave, me të cilat kërkohet therja pa vuajtje e kafshëve, kjo praktikë në vendin budist është pothuajse e zhdukur. “Populli tajlandez nuk është i vetëdijshëm për nevojën e therjes së kafshëve në mënyrë humane”, tha aktivisti për të drejtat e kafshëve, Wadchara Pumpradit.

Image

Përderisa qeveria tajlandeze organizon kurse trajnimi për mënyrën e therjes së kafshëve, rregullat nuk janë të detyrueshme dhe thertoret e mesme dhe të vogla monitorohen rrallë.

Mishi i derrit është një ndër ushqimet kryesore në tryezat e tajlandezëve. Rreth 18 milionë derra rriten çdo vit në këtë shtet, ndërsa vlera e përgjithshme e kësaj industrie të mishit është rreth 3.5 miliardë dollarë amerikanë.

Image

Në një thertore në pjesën qendrore të Tajlandës, 500 derra theren çdo ditë. Në fotografitë e publikuara shihet se si punëtorët e thertores i godasin derrat me shkopinj të trashë, i presin në trup me thikë, i lënë ashtu që ta humbin gjakun dhe më në fund vendosen në një kazan të madh me ujë përvëlues, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)