Ish eprori i UÇK-së kërkon edhe njëherë intervenimin ndërkombëtar në Kosovë, ja pse

  • 12 June 2019 - 07:48
Ish eprori i UÇK-së kërkon edhe njëherë intervenimin ndërkombëtar në Kosovë, ja pse

Kur Kosova po shënon 20 vjetronin e çlirimi të saj nga okupatori serb me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, njohësi i fushës së të drejtës dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Hasan Preteni , konsideron se qytetarët e Kosovës akoma nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për shtet të drejtë me sovranitet e zhvillim ashtu sikur që iu ishte premtuar nga politika duke mashtruar për dy dekada.

Preteni thotë se tani është edhe një fazë tjetër e re, kur faktori ndërkombëtar duke vlerësuar ngecjen e madhe 20 vjeçare të mbetjes mbrapa në zhvillim të Kosovës, duhet ta ndihmojë Kosovën për një liri të dytë, liri nga okupatori i brendshëm që është krimi i organizuar dhe korrupsioni i mafisë politike që ka zaptuar shtetin.

Image

“ Liri, demokraci dhe drejtësi ishte synimi i jonë fisnik. Na ndihmuan fuqishëm të fitojmë lirinë por kurrsesi nuk po mundemi, nuk po luftojmë që të kemi demokraci dhe drejtësi. Demokracia po nënkuptohet si anarki, bënë kush çka të donë. Pushtetarët po e keqpërdorin buxhetin dhe në masë të madhe po e pamundësojnë mbledhjen e buxhetit duke përfituar nga ekonomia jo formale”, tha Hasan Preteni për Kosova Sot Online”.

 

Më tej, ai ka thënë se edhe qytetarët në mënyrë të pajustifikueshme janë stepë duke mos vepruar dhe shikuar situatën, pa marrë pjesë në ndryshimin e saj.

“Zbatueshmëria e ligjit është fakultative, varet nga edukata, morali, etika dhe integriteti personal. Respektimi i ligjit nuk është obligativ, nëse je i varfër dhe i paangazhuar partiakisht duhet të ligjin, zbatosh në të kundërtën jo. Prandaj më duhet të them se fatkeqësisht, pa ndihmën ndërkombëtare, nuk do të kemi as demokraci e as drejtësi”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)