Njësia Speciale vendoset në çdo cep të hotelit ku po që qëndrojnë Clinton dhe Albright

  • 12 June 2019 - 09:04
Njësia Speciale vendoset në çdo cep të hotelit ku po që qëndrojnë Clinton dhe Albright

Forca të shumta të Njësisë Speciale po vazhdojnë të qëndrojë në të gjitha skajet e hotelit në të cilin janë duke qëndruar personalitete të larta të politikës ndërkombëtare.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Albright, ish-shefi i NATO-s, ëesley Clark dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, janë duke qëndruar në hotelin e zv.kryeministrit Pacolli, në qendër të Prishtinës.

Kurse, Policia e Kosovës, gjatë tërë natës kanë qëndruar afër hotelit, duke mbajtur sigurinë në nivel.

 

Po ashtu dhjetëra policë mëngjesin e sotme kanë patrulluar në këmbë në Sheshin “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

(Kosova Sot Online)