Haradinaj takon diplomatin gjerman për Ballkan

  • 12 June 2019 - 10:37
Haradinaj takon diplomatin gjerman për Ballkan

Kryeministri i Kosovës ka pritur sot në takim pune drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach.

Haradinaj përmes faqes së tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin. 

Ata kanë diskutuar për takimin me Kancelaren Merkel, kërkesën e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesin e dialogimit me Serbinë, nevojën për kornizim të dialogut dhe fuqizimin e parteritetit politik me Gjermaninë.

(Kosova Sot Online)