“Kamarieri shqiptar ra në gjunjë për të më falënderuar”, Clinton mesazh të fortë për liderët

  • 12 June 2019 - 10:48
“Kamarieri shqiptar ra në gjunjë për të më falënderuar”, Clinton mesazh të fortë për liderët

(E plotësuar) - Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, teksa ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare të shënimit të 20 vjetori të lirisë së Kosovës, ka ndarë një moment jashtëzakonisht të veçantë që i kishte ndodhur kur ishte duke qëndruar në një hotel diku në SHBA.

Ai ka treguar se si një kamarier shqiptar, i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën.

Clinton ka thënë se kësi momente i ndodhin çdo kund, megjithatë thotë se një i tillë me kamerierin shqiptar ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Ai thotë se i pëlqen shumë populli shqiptarë dhe kosovarët dhe thotë se Amerika ka nevojë për të gjithë, por thekson se atyre duhet t’iu ofrohet mundësi e barabartë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët, ne kemi nevojë për juve. Por të rinjtë duhet të kenë mundësitë që të ndërtojë të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, është shprehur Clinton.

Clinton ka dhene mesazh te forte per lideret e politikes dhe gjithe shqiptaret, teksa u ka kerkuar te mendojne se “ku duan ta shohin veten per 10 vitet e ardhshme”.

“Pyeteni veten, ku do te jeni pas 10 vjetesh, ju takon ju. Une jam pro migrimit dhe ne kemi nevoje per ju, por dua qe cdo person i vetem i ri ne kete vend te kete mundesi te barabarte per te jetuar ketu, per te fituar para ketu dhe per te ndertuar te ardhmen ketu’- tha ai.

Image

Clinton: Unë e dua këtë shtet, jam i lumtur që jam në Kosovë

Presidenti Clinton ka falenderuar qytetarët e Kosovës që kanë ardhur dhe për mirëpritjen.

‘’Unë e dua këtë shtet. Jam i lumtur që jam në Kosovë bashkë me Albright dhe Clark,’’ ka thënë Clinton.

Turma në shesh shpërthen në ovacione kur përmendet emri i Bill Clinton

Ka nisur ceremonia qendrore për nderë rë 20-vjetorit kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Kur përfundoi himni i Kosovës të gjithë qytetarët që janë të pranishëm në ceremoni kanë duartrokitur duke shprehur kështu falënderimin e tyre ndaj ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Me rastin e shënimit të 20-vjetori ti të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, ka nisur të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Clinton dhe Albright arrijnë në sheshin Skënderbeu, mijëra qytetarë dalin t’i nderojnë

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka nisur ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj date.

Ceremonia po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku përveç personaliteteve vendore,  po marrin pjesë edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e  shumë të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Qytetarët dalin në shesh, presin të takohen me Clinton e Albright

Ata po presin të përshëndesin ish-presidentin Bill Clinton e ish sekretaren amerikane Madeleine Albright.

Dy figurat më të rëndësishme që dhanë kontribut në çlirimin e vendit do të vijnë në shesh, ku do të takohen me qytetarët.

Në këtë ceremoni po marrinë pjesë edhe tjera figura politike, vendas e të huaj.

Gjithçka gati, qytetarët në pritje të Clinton dhe Albright në sheshin “Skënderbeu”

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë mbahet tubimi qendror.

Ky tubim po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku po marrin pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark e të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin Skënderbeu per të ndjekur ceremoninë. 

Ata mbajnë në duar flamuj amerikanë dhe pankarta me fotografinë e ish presidentit amerikan Bill Clinton.

Në ora 11:00 Clinton del në sheshin kryesor të Prishtinës

Sot në Kosovë shënohet 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, me ç ‘rast do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Aty do të ketë shumë qytetarë të cilët do të mund t’i përshëndesin dy figurat të cilat dhanë shumë për lirinë e Kosovës. 

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright. 

(Kosova Sot Online)