Haradinaj takon ish-Sekretaren Albright

  • 12 June 2019 - 11:36
Haradinaj takon ish-Sekretaren Albright

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takur sot ish-Sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright.

Haradinaj ka shkruar se Kosova kujton me pietet dhe ndjenjë të respektit, angazhimin e Sekretares së Shtetit Medeleine Albright për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për konsolidimin e shtetit të Kosovës. 

“Jemi të nderuar që sot, po e shënoni bashkë me ne, 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza, të popullit të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh”

Haradinaj është shprehur falënderues ndaj Sekretares Albright, duke thënë se në familjet e shqiptarëve, në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit, ju keni mbetur përgjithmonë.

(Kosova Sot Online)