Palmer mesazh Kosovës e Serbisë: Vazhdoni dialogun deri në njohjen reciproke

  • 12 June 2019 - 12:51
Palmer mesazh Kosovës e Serbisë: Vazhdoni dialogun deri në njohjen reciproke

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së Nato-s, po qëndron në Kosovë, ku iu drejtua qytetarëve me një fjalë rasti.

Tha se ndihet krenar për ndërhyrjen që NATO-ja e bëri në Kosovë duke e ndalur kështu gjenocidin e Millosheviqit. Por 20-vite pas, Palmer deklaroi se Kosova duhet të punojë më shumë për dialogun me Serbinë deri në njohjen reciproke të të dy shteteve.

“Sot po shënojmë 20-vjetorin mbylljes së operacionit të forcave të NATO-s dhe KFOR-it. Ne e njohim me respekt përkushtimin e forcave të NATO-së që i kanë bërë këtu për 20-vite. NATO ka intervenuar pas të gjitha shterimit të përpjekjeve diplomatike. Intervenimi ka qenë mundësia e fundit për të gjunjëzuar Millosheviqin dhe ndaluar shkatërrimet që po bëheshin në këtë vend”, ka deklaruar ndihmës zëvendësi i sekrtarit të shtetit, Matthew Palmer. 

Ai ka deklaruar se SHBA do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës duke e përmendur kështu dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka thënë se dy shtetet fqinje duhet t’i lenë anash hatër-mbetjet dhe të punojnë se bashku deri në njohjen reciproke të të dy shteteve.

“Në këtë përvjetor solemn i përkujtojmë shumë ushtar që i kanë humbur jetën në mison. Sot e ri përsërisim zotimin ton për ta ndërtuar paqen dhe prosperitetin. Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë se bashku në emër të të gjitha viktimave. Duhet të lenë mënjanë hatër-mbetjet. SHBA qëndron prtanë kosovë për të inkurajuar përparimin. Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun deri në njohjen reciproke të të dy shteteve. Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë”, ka deklaruar Palmer.

(Kosova Sot Online)