Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo e kurdo me SHBA-në

  • 12 qershor 2019 - 12:52
Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo e kurdo me SHBA-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së Natos-s, tha se për dy dekada, Kosova ka ecur shumë përpara dhe beson në vizionin euroatlantik.

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Veseli ka kujtuar mijëra persona që dhanë jetën për liri.

“Sot qytetarët kudo që jetojnë janë me ne, në këtë shesh festojmë 20 vjetorin e çlirimit. 20 vjet liri. Kujtojmë edhe sakrfiicën kombëtare, mijëra jetë që ndër shekuj u flijuan për lirinë tonë. Përulemi para tyre, lavdi e përjetshme”, tha Veseli.

Ai ka falëndëruar Clinton e Albright. 

“20 vjet më parë shpëtuat një komb të tërë nga gjenocidi…20 vjet më parë ju bëtë atë që në pak raste e ka parë njerëzimi, u ngritet në këmbë me popullin që po përballej me shfaruesin”, tha Veseli.

Shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë kudo e kurdo me SHBA-të.

“Sot është një ditë e veçantë, që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit Nato-s, SHBA-së urime liria”, u shpreh Veseli ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)