Në Spitalin e Pejës u kryen 18 operacione për 24 orë

  • 12 June 2019 - 13:29
Në Spitalin e Pejës u kryen 18 operacione për 24 orë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë realizuar 18 operacione nga mjekët.

Spitali ka njoftuar se në total 277 pacientë janë trajtuar si raste emergjente, 34 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. 334 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë kryer 4,780 analiza.

Kanë qenë 6 lindje, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

(Kosova Sot Online)