Qeveria e Kolumbisë ushtarëve të saj-“Nuk po vrisni sa duhet”

  • 12 June 2019 - 13:32
Qeveria e Kolumbisë ushtarëve të saj-“Nuk po vrisni sa duhet”

Kreu i ushtrisë së Kolumbisë, i frustruar nga përpjekjet e dobëta të vendit për të siguruar paqen, ka urdhëruar trupat e tij që të dyfishojnë numrin e kriminelëve të vrarë si dhe të militantëve, shkruan NY Times.

Poashtu u është bërë thirrje ushtarëve që të kapin sa më pak kriminelë si dhe të jenë të gatshëm që të ketë viktima civile. Në fillimin e vitit, gjeneralët kolumbianë ishin mbledhur për të koordinuar planet për të shtuar sigurinë në vendin që nuk po gjen paqe stabile tash e sa kohë.

Ushtarëve u është kërkuar që të shtojnë sulmet e tyre në baza javore ndaj caqeve. Gjithashtu një urdhër që ka zgjuar shumë reagime është ai që të mos këkohet perfeksionimi gjatë aksioneve, dhe që viktimat civile janë pjesë e dëmeve të pranueshme.

Ushtria kishte provuar një strategji të njejtë për të mposhtur grupet rebele dhe paramilitare gjatë fillimit të viteve 2000. Kjo ishte ndalur pasi ishte arritur një marrëveshje paqe që përfundoi dekada të tëra të konfliktit.

Taktikat kishin shkaktuar reagim kombëtar kur ishte zbuluar se ushtarët për të përmbushur kuotat e tyre të vrasjeve nuk kishin kursyer civilët.

(Kosova Sot Online)