Ja kush e thotë: Në Samitin e Parisit hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është arsyeja

  • 12 June 2019 - 13:59
Ja kush e thotë: Në Samitin e Parisit hiqet taksa ndaj Serbisë, kjo është arsyeja

Analisti politik, Nexhat Haziri, për “Kosova Sot Online” ka folur lidhur me kërkesat e vazhdueshme për Kosovën që ta heqë taksen 100% të vendosur ndaj Serbisë.

Ai thotë se pas kërkesave të shtuara ndërkombëtare për pezullimin e taksës ndaj prodhimeve serbe, qeveria Haradinaj do të dorëzohet hiq më larg se në samitin e Parisit.

Sipas Hazirit, efekti i taksës përveç atij politik dhe elektoral, nuk ka pasur efekt tjetër sikur është thënë në interes të forcimit dhe zhvillimit ekonomik. 

Image
Nexhat Haziri

Haziri thotë taksa si e tillë ishte e motivuar për populizëm dhe mertitokraci politike të atyre që e propozuar dhe zbatuan.

“Taksa që nga fillimi ishte vënë më shumë për të bërë populizën se sa për efektin dhe këtë e shfrytëzoi Serbia për të gjetur një pretekst për ta bllokuar dialogun. Se ishte populizëm kjo u vërtetua kur filloi gara në mes partnerëve të Koalicionit PAN, se kujt i takonte merita e vënies së taksës. Shifrat që Serbia i paraqet gjoja si humbje të saja si rezultat i taksës së vënë nga Kosova, janë shifra manipulative për tu shtirë si viktimë, përkundër që mallrat nga Serbia janë prezent në tregun kosovar, qoftë si rezultat i kontrabandimit të tyre nga grupet kriminale që janë të lidhur me politikën në Prishtinë dhe Beograd, por edhe përmes ambalazhimeve që iu është bërë në shtetet e tjera të rajonit duke ua fshehur origjinën e mallrave serbe”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj sipas tij, pas kërkesës së fundit që vjen nga SHBA-të taksa do të pezullohet.

“Andaj kërkesa e z. Metju Palmer është plotësisht e arsyeshme dhe mbi bazën e kësaj kërkese nga SHBA-ja, qeveria e Kosovës duhet të reflektoj. Pritjet që kjo taksë të pezullohet në samitin e Parisit për ti dhënë mundësi vazhdimit të dialogut Kosove-Serbi janë shumë reale. Dhe një hap i tillë nga Kosova nuk paraqet asnjë humbje për diplomacinë tonë, pasi Kosova ka mundësin e aplikimit të reciprocitet të plotë në raport me sjelljet e Serbisë ndaj shtetit tonë’, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)