Clinton dhe Albright po ecin në sheshet e Prishtinës

  • 12 qershor 2019 - 15:05
Clinton dhe Albright po ecin në sheshet e Prishtinës

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, nën përcjelljen e udhëheqësve kosovarë, kanë ecur në sheshet e Prishtinës në atë që po quhet “Ecja e Lirisë”.

 Shumë qytetarë kanë ecur bashkë me liderët amerikanë, derisa nuk janë ndalur thirrjet “USA”, si dhe emrat e Clintonit dhe Albrightit.

Ecja është organizuar për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s.

(Kosova Sot Online)