Përurohet busti i Albrightit në Prishtinë

  • 12 June 2019 - 15:12
Përurohet busti i Albrightit në Prishtinë

Në këto qaste po përurohet në Prishtinë busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Në Prishtinë, afër monumentit të NEWBORN’it, për nder të 20-vjetorit të çlirimit, po bëhet përurimi i bustit të Albright, e cila mbante pozitën si sekretare në kohën kur u dha urdhri për bombardimin e Serbisë.

Albright bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton po qendrojnë në Prishtinë, dhe së bashku kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës. 

(Kosova Sot Online)