I moshuari i falë një plis Clintonit, kështu në reagon Presidenti amerikan

  • 12 June 2019 - 15:35
I moshuari i falë një plis Clintonit, kështu në reagon Presidenti amerikan

Presidenti Bill Clinton ka marrë një plis si dhuratë nga një i moshuar në sheshin e Prishtinës.

Një i moshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë i ka dhuruar një plis ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë prej dy ditësh. Clinton, gjatë parakalimit nga objekti i Qeverisë së Kosovës drejt Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku do të përurohet shtatorja e Madeleine Albright, është përshëndetur nga qindra qytetarë të Kosovës.

Madje, një i moshuar i ka bërë atij një dhuratë. I ka dhuruar presidentit Clinton një plis.

Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhuratën e të moshuarit, teksa ka vazhduar ta mbajë në duar dhuratën e pranuar.

(Kosova Sot Online)