Ky është mesazhi i fuqishëm nga Bill Clinton për Kosovën

  • 12 June 2019 - 15:56
Ky është mesazhi i fuqishëm nga Bill Clinton për Kosovën

Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish presidenti Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” ku është dhe shtatorja e tij.

Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar dhe një pllakë afër shtatores së tij.

Ish presidenti Clinton tha se kjo pllakë është një dhuratë shumë çmueshme dhe tha se nuk duhet të krijohet asnjë ndasi mes njerëzve.

“Faleminderit për këtë pllakë sepse unë dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës se kjo do të thotë shumë për mua. Jo vetëm për atë çka kam bërë për fëmijët e tyre, për veten por për atë që ka ndodhur në tërë Evropën”, tha ai.

.“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetarë i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës. 

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton

Ai me shaka ka treguar edhe për momentin kur gruaja e tij, Hilary Clinton, i kishte treguar tij shtatoren e vendosur në Prishtinë .

Image

“Kur gruaja ime ishte sekretare shtetit dhe erdhi në Kosovë. ajo po tallej me mua, sepse unë kisha një shtatore kaq të madhe. Unë vijë nga një vendi i vogël me një kulturë ruarale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë që janë të rëndësishëm. Dhe kur ka ardh këtu zonja Clinton ajo bëri një fotografi përballë shtatores”, ka thënë tutje Clinton. 

(Kosova Sot Online)