Billi e ka një mesazh për Hillaryn nga “Dardania” ku është statuja e tij

  • 12 June 2019 - 16:34
Billi e ka një mesazh për Hillaryn nga “Dardania” ku është statuja e tij

Çaste më parë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë është zbuluar pllaka aty ku qëndron shtatorja e ish presidentit amerikan.

Ai duke falënderuar popullin kosovar për pritjen që i kanë bërë dhe statujën që ia kanë ngritur, ka treguar një histori të përbashkët me bashkëshorten e tij Hillary Clinton që lidhet me këtë monument.

“Gruaja ime, ish sekretarja Clinton, tallej me mua pas vizitës që kishte bërë te kjo statujë. Ajo më tha se unë kisha një statujë shumë të madhe në Prishtinë. Këtu ajo bëri një fotografi duke bërë më gisht nga statuja, duke qeshur e duke thënë se: Kush është ky burrë pas meje? Sot unë po e bëjë të njëjtin gjest”.

Clinton ka thënë se vjen prej një vendi të vogël – rural, njerëzit e të cilit nuk e duan që të shihen si shumë të rëndësishëm.

“Faleminderit shumë! Kjo është dhuratë e çmueshme. Faleminderit që e keni vendosur këtu këtë pllakë. Çdo qytetar i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua”.


(Kosova Sot Online)