Pamje se si vjedh një burrë ari në një dyqan në Gjilan

  • 12 June 2019 - 16:53
Pamje se si vjedh një burrë ari në një dyqan në Gjilan

Në një video që i kanë dërguar medias, shihet një burrë dhe një grua që hyjnë në argjendari dhe interesohen për stoli të ndryshme.

Derisa shitësi u tregon llojet e stolive, në video shihet, si burri merr diçka në dyqan dhe e fut në xhepin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan të argjendarisë në Gjilan.

Personat që kanë kontaktuar mediat dhe që thonë se dyqani është i tyre, kanë pamjet me fytyrat e personave që kanë vjedhur në argjendari. Për këtë, sipas tyre, është e njoftuar edhe Policia.


(Kosova Sot Online)