Hyrja për në qendër të Prishtinës e bllokuar, krijohet tollovi në komunikacion

  • 12 June 2019 - 17:48
Hyrja për në qendër të Prishtinës e bllokuar, krijohet tollovi në komunikacion

Për shkak të aktiviteteve të organizuara në nder të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe ardhjes së personaliteteve që kontribuuan në luftën kundër armikut serb, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, gjatë ditës së sotme rrugët e Prishtinës kanë qenë të bllokuara.

Kjo gjë ka shkaktuar trafik në komunikacion, ku me radhë të gjata makinat kanë pritur në radhë për të qarkulluar.

Rrugët kryesore po vazhdojnë të jenë ende të bllokuara, ndërsa të kalueshme janë vetëm ato përreth Prishtinës, duke mos pasur qasje në qendër.

(Kosova Sot Online)