Clinton përfundon vizitën, niset për Amerikë

  • 12 June 2019 - 18:16
Clinton përfundon vizitën, niset për Amerikë

Ish-presidenti i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Ai qëndroi në Kosovë për shënim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s. Clinton tashmë është nisur drejt Amerikës, pak para nisjes, është takuar me kryeperlamentarin Kadri Veseli.

Në njoftimin dërguar mediave, bëhet e ditur se Veseli e ka shoqëruar Clintonin deri në aeroport.

“Ka qenë Kryetari Veseli që e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që vendi ynë ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave.

Presidenti Clinton tha se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit.ë

(Kosova Sot Online)