Skandali i madh, vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin

  • 12 June 2019 - 18:27
Skandali i madh, vjen akuza e rëndë për Kadri Veselin

Kreu i PDK-së, njëherësh kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar së fundi formimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për veteranët e rrejshëm, pavarësisht që ky skandal është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë.

Analistët politikë e kanë kritikuar këtë nismë të re të Veselit, duke theksuar se është vetëm një përpjekje për të ndikuar në drejtësi me qëllim të pengimit të zbulimit të së vërtetës për veteranët e rrejshëm.

Image
Faik Krasniqi

Madje sipas analistit politik, Faik Krasniqi, Veseli kështu po tenton që të mbrojë fajtorët për veteranët e rrejshëm që janë skandali më i madh në Kosovë, e ku sipas Krasniqit edhe ai ka hisen e përgjegjësisë.

“Së pari e pesëfishojnë numrin e veteranëve të vërtetë, duke krijuar veteran të rrejshëm, e pastaj gjoja krijojnë komisione hetimore parlamentare për veteranët e rrejshëm. Veteranët e rrejshëm nuk u futën vetvetiu në ato lista. Por ata u futën nga këta që po tentojnë të na marrin për budallenj”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Krasniqi thotë se Veseli këtë propozim e ka bërë vetëm për konsum mediatik dhe demagogji përballë opinionit publik, ngase përmasat e skandalit janë të pa riparueshme.

“Kadri Veseli në shumicën e rasteve e luan rolin e demagogut. Mundohet ta paraqes vetveten si një engjëll, kurse në brendi është një djall. Çështja e veteranëve të rrejshëm përveç që është një ndër skandalet më të mëdha në Kosovën e pas luftës, ata do të jenë barrë e rëndë edhe për gjeneratat e ardhshme. Dhjetë përqind e buxhetit në forma të ndryshme shkon për këta mashtrues”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)