Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth del në shitje

  • 12 June 2019 - 19:24
Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth del në shitje

Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth në Maltë ka dalë së fundmi në shitje. “Villa Guardamangia” është në shitje për një vlerë prej 6 milionë euro ose 5.3 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth jetoi atje nga viti 1949 deri në vitin 1951 në vitet e para të martesës së saj, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

Mbretëresha është shprehur se ka kaluar kohë mjaft të bukura tek ajo shtëpi.

(Kosova Sot Online)