Nesër në Prishtinë rreth 300 gazetarë nga Britania dhe Kosova flasin për lirinë e medias

  • 12 June 2019 - 20:32
Nesër në Prishtinë rreth 300 gazetarë nga Britania dhe Kosova flasin për lirinë e medias

Me rastin e ditëlindjes së 93-të të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth, Ambasada Britanike për vitin e katërt me radhë është duke organizuar ngjarjen e quajtur “Brit Talks”.

Këtë vit tema e “Brit Talks” do të jetë Liria e Medias. Gazetarë të shquar nga Britania dhe Kosova do të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe rëndësinë e mbrojtjes së atyre që na sjellin lajmin, shpesh në rrethana të vështira.

Brit Talks do të moderohet nga Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell, ku audienca e përbërë nga përafërsisht 300 gazetarë, studentë të gazetarisë nga Universitete të ndryshme të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, si dhe diplomatë dhe anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje.

Ndiqeni “Brit Talks” drejtpërdrejtë të enjten 13 qershor në ora 18:45, në faqen e Facebook-ut të Ambasadës Britanike në linkun: https://www.facebook.com/UKinKosovo

(Kosova Sot Online)