Mogerini përsëritë: Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë datë për fillimin e negociatave

  • 12 June 2019 - 20:43
Mogerini përsëritë: Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë datë për fillimin e negociatave

Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë një datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor – korrik, tha në takimin e sotëm bilateral me presidentin Stevo, përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini Pendarovski në Bruksel.

Mogerini këtë ,siç tha, do t’ia rekomandojë të gjithë ministrave të jashtëm të BE-së javën e ardhshme. Ajo përsëri shprehu njohje të fuqishme të punës së bërë nga vendi ynë.

Siç ishte theksuar në takim, lajme të mira vijnë edhe nga rajoni, me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë të cilat janë shembuj se si çështjet e vështira mund të mbyllen me vendime të guximshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetmja në rajon që ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët, vend ku funksionojnë institucionet dhe vend ku ka vendosmëri dhe vullnet dhe në të cilën po punohet për të përmbushur proceset e reformës”, theksuan bashkëbiseduesit.

Presidenti Pendarovski tha se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjithçkaje të bërë dhe të merituar, presin që vendi ynë të marrë një datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo, siç theksoi, do të jetë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Pendarovski u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të ruajnë kredibilitetin e zgjerimit në bazë të kritereve të qarta dhe të drejta për anëtarësim, në përputhje me meritat individuale dhe arritjet e secilit vend në rajon.

Vizita e parë ndërkombëtare e Stevo Pendarovskit si President i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Brukseli. Paradite, ai pati një takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

(Kosova Sot Online)