Ish ushtari i UÇK-së shpërthen ndaj politikanëve: Jeni pasuruar më shumë se Clintoni, Clarku e Ollbrajti...

  • 13 June 2019 - 07:46
Ish ushtari i UÇK-së shpërthen ndaj politikanëve: Jeni pasuruar më shumë se Clintoni, Clarku e Ollbrajti...

Ish ushtari i UÇK-së dhe ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, duke kujtuar 20 vitet e kaluara në liri në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, thotë se çështja elementare në të cilën ka dështuar Kosova është sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit që po mbetet njollë të zezë shtetit të Kosovës.

“Disponimi i përgjithshëm qytetare që duket sot kur po festohet ky 20 vjetor në liri, sot nuk përkon me shënimin e një nga datat më të rëndësishme të vendit. Edhe qytetarët në këtë përvjetor nuk dolën për të dëgjuar fjalimet e krerëve të korruptuar të shtetit, por të atyre që na e sillën lirin dhe në vendet e tyre e kanë zhvilluar demokracinë. Qytetarëve ju drejtuan ata që kontribuuan fuqishëm në lirinë e vendit, ata që kontribuuan për lirinë dhe demokracinë e vendeve të tyre dhe vlerave universale në gjithë globin. Na u drejtuan ata që në aspektin material filluan të fitojnë tek pas përfundimit të mandateve të tyre. Sa ishin në detyra shtetërore mendonin vetëm për shtetin dhe interesin e përgjithshëm, tani po fitojnë duke shkruar libra nga përvojat profesionale. Ky është rrugëtimi i liderëve Amerikane, kjo është rrjedha normale”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Image

Ndryshe, Preteni thotë se në këtë përvjetor, liderët tanë politikë përulin kokat dhe flasin me turp.

“Këta liderët tanë edhe atë kontributin e luftës e humbën në luftën për paqe. U pozicionuan politikisht duke punuar pak për shtetin e shumë për veten, u pasuruan pa djersë, bënë pasuri shumë më shumë se liderët botërorë, kanë bërë shumë lekë, shumë më shumë se Klintoni, Klarku e Ollbrajti.

Hyrën vetëm në një gare, kush do të bëjë më shumë dhe na e gërditen lirinë e pavarësinë, na e morën shpresën dhe e njollosen historinë më të lavdishme, atë të UÇK-së”, theksoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Për më keq, sipas Pretenit, kriminelët e paqes u barazuan me kriminelët e luftës.

“Këta të korruptuar po na shkatërrojnë ardhmërinë duke mos gjetur asnjë momente lumturie. “Aviacioni” dhe “tomahovkat” tani duhet drejtuar kundër caqeve individuale. Duhet mobilizim i përgjithshëm dhe ndihma e miqve të dëshmuar që të fitojmë edhe këtë lufte. Liria pa drejtësi e pa demokraci nuk ka vlerë”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)